AKTUALITET

Plagosi me thikë elektricistin në Vlorë, arrestohet autori. Ja kush është

09:25 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është arrestuar autori i plagosjes me thikë të një elektricisti mbrëmjen e djeshme në fshatin Kotë të Vlorës.

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga Dhimitër Çelajn, 35 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) bashkëfshatarin e tij shtetasin D.M., 49 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

 Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

– Dhimitër Çelaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e shtetasit Dhimitër Çelaj, pasi ditën e djeshme në fshatin Kotë, ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) bashkëfshatarin e tij shtetasin D.M., 49 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, neni 88 i Kodit Penal.

 Ngjarja 

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.  Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas konfliktit me dy bashkëfshatarë për motive të dobëta. Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Rreth orës 19:20, në fshatin Kotë, Vlorë, pranë vendit të quajtur “Pularia”, pas një konflikti fizik, ka mbetur i plagosur me mjet thikë 49-vjeçari me inicialet D. M., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.

Burimet thanë se i plagosuri është me profesion elektricist. Po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.