Kryesore

E masakroi nusen me leva kokës, vjehrri kishte tentuar ta vriste edhe 1 vit më parë

17:00 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 41-vjeçare u vra nga vjehrri i saj pasi akuzohej se nuk i shërbente kafen. Nëna e dy fëmijëve u godit në oborrin e banesës teksa ikte për në punë. Fatmirësisht në momentin e ngjarjes së rëndë, dy fëmijët kanë qenë në gjumë, ndërsa bashkëshorti në punë ku punonte si roje nate.

41-vjeçarja që u vra nga vjehrri i saj në Zhejë të Kurbinit mëngjesin e kësaj të mërkure, dhunohej vazhdimisht edhe nga vjehrra.

Pohimi vjen nga familjarë të gruas, nënë e dy fëmijëve 15 dhe 10 vjeç.

Të afërmit pohojnë për Ora News se fëmijët kanë qenë në gjumë në momentin që viktima është goditur me levë në pjesën e kokës në oborrin e shtëpisë.

Vera Tota ka pasur fillimisht një sherr verbal, pasi dy prindërit e bashkëshortit e akuzonin se nuk u shërbente, pohojnë të afërmit, dhe më pas grindja ka degjeneruar me dhunë, ku vjehrri 75 vjeç Ndoc Tota, pasi e ka ndjekur për disa metra në oborr, ka marrë një levë dhe e ka goditur disa herë.

Gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa autori i dyshuar ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë nga policia, që u njoftua nga fqinjët e viktimës.

Sipas banorëve të fshatit Zhejë në Kurbin, 41 vjeçarja prej disa kohësh punonte si sanitare në një shkollë 9-vjeçare të zonës, ndërsa bashkëshorti si roje nate në një objekt privat.

Para një viti prindërit e bashkëshortit kishin tentuar ta vrisnin dhe për këtë arsye çifti së bashku me dy fëmijët ishin shpërngulur në qytetin e Laçit.

Pasi u duk se marrëdhëniet me nusen ishin stabilizuar, familja e re ishte kthyer sërish tek prindërit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 03.05.2017, në orët e para të mëngjesit  është marrë njoftim se është  gjetur e vdekur në banesë shtetasja V.T.  41 vjeçe, banuese në Zhejë – Kurbin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore  ku kanë konstatuar se  shtetasja V.T është goditur fizikisht me mjete të forta (levë), ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është  vjehrri i saj shtetasi Noc Tota, 75 vjeç,  banues në Zhejë – Kurbin,  i cili është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u  bë e mundur kapja dhe shoqërimi i  tij.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit të dyshuar dhe viktimës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.