Kryesore

Dështimi i negociatave/ “Kërcënon” Berisha: Edi Rama po e shtyn vendin drejt humnerës

15:11 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në përfundim të takimit midis  Ramës dhe Bashës.

Me një postim në rrjetet sociali ‘Facebook’ Berisha është shprehur se Edi Ramës, po shtyn vendin drejt humnerës për mbrojtjen me çdo kusht të karriges së tij.

Postimi i plotë i Berishës

Karrigia e Norieges së Shqipërisë, Edi Ramës, po shtyn vendin drejt humnerës!
Ne vend të një zgjidhje politike, zgjedh mbrojtjen me çdo çmim të karriges së tij!

Te dashur miq, Noriega i Shqipërisë pranon çdo gjë tjetër por jo një kryeministër teknik sepse nuk i njeh vetes asnjë përgjegjësi për Narko-Republikën që ndërtoi.

Ne katër vite ai nuk iu tregon dot shqiptareve një vepër publike, rruge, shkolle, spital, ujësjellës, kanalizim apo premtim te mbajtur por vetëm narko- polici, narko-deputete, narko-pushtetare, narko-fermere, ara te pafundme kanabisi, tunele, magazina shtetërore me kanabis dhe laboratorë nder më të sofistikuarit për drogën dhe, njëlloj si Noriega, bankën e tij për larjen e parave te drogës!

Narko-Republika është mjedisi qe vret votën e lire te shqiptareve dhe ushqen me gjakun e tyre pushtetin e krimit te Edi Ramës.

Ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi për lirimin nga burgjet për qëllime elektorale te vrasësve serial, bandave terroriste dhe bllokimin e dekriminalizimit.

Vetëm ne administrate shtetërore ai ka sot mbi 400 vete me rekorde kriminale dhe ne grupin parlamentar zëvendësoi një grup vrasësish e trafikantesh me një grup tjetër, po te markës se tyre. Krimi dhe vetëm krimi është garantuesi kryesor i pushtetit te tij dhe vrasjen e votës se lire. Ai për karrigen e tij ka shndërruar te gjithë rrogëtarët e administratës, ushtrisë, policisë, gardës, ndërmarrjeve publike ne trupe elektorale te partisë shtet!

Pra Edi Rama nuk do zgjidhje politike. Ai për karrigen e tij do me çdo kusht t’iu rrëmbejë votën dhe te ardhmen tuaj. Revolucioni demokratik do ta hedhe Noriegen e Shqipërisë ne vendin qe ai meriton.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.