Kryesore

Dështon takimi Rama-Basha, ja “oferta” e fundit e kryeministrit që u refuzua nga kreu i PD

14:36 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka dështuar takimi midis Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas përfundimit të takimit që zgjati për më shumë se tre orë, duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, për t’i dhënë një zgjidhje krizës politike. Burime për GSH.al kanë bërë të ditur ofertën e fundit në këtë tryezë dialogu që Edi Rama i bëri kreut të opozitës, por që u refuzua nga ky i fundit. Nga sa mësohet, numri një i qeverisë mësohet se i ka thënë Bashës që është i gatshëm “të japë gjysmën e ministrave”, por ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i kryetarit të qeverisë.

Kjo “ofertë” duket se nuk është pranuar nga kreu i Partisë Demokratike, i cili mësohet t’i ketë thënë Ramës se “pranoj edhe me pak se gjysma e qeverisë, por jo me ty kryeministër”. Basha ka pohuar që mund të pranojë një kryeministër tjetër të PS, por jo vetë Edi Ramën.

Kjo ka qenë dhe pika që mesa duket ka bërë që palët të mos arrijnë një zgjidhje.

Tashmë pritet të zbardhen më shumë detaje nga ky takim.

Negociatat

Pavarësisht se nuk ka pasur marrëveshje sot midis Ramës dhe Bashës, duket se negociatat mes palëve do të vijojnë.

“Mendohuni! Nëse bini dakord më thoni për teknikalitetet”. Këto kanë qenë fjalët që mësohet se i ka thënë kryeministri Edi Rama përpara se të dilte nga takimi, kreut të opozitës, Lulzim Basha. Tani vendimi mbetet në dorën e këtij të fundit për të hyrë në zgjedhje apo për të refuzuar edhe njëherë ofertën që i bëhet opozitës.

Mësohet se Lulzim Basha u konsultua edhe me presidentin Nishani për hapat që do të ndërmarrë. Gjithsesi refuzimi i Ramës për t’u dorëhequr nga kreu i kryeministrisë e bën të vështirë vendimin e Bashës.

Ja pikat e diskutimit

Mësohet se është diskutuar mbi të gjitha pikat e ofruara të martën e javës që shkoi nga negociatori McAllister.

Zëvendësimi i katër ministrave te kabinetit Rama me persona teknik të zgjedhur nga vetë numri një i qeverisë dhe të aprovuar nga opozita, si dhe shtyrje zgjedhjesh më 16 korrik.

Mësohet se PD-ja ka kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në shtator, ndryshe nga maxhoranca që kërkon fundin e korrikut.

Ndërkohë që pika e tretë ka qenë ajo e kalimit të kryetarit të KQZ-së opozitës, por jo shumicën në KQZ dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE, pjesëmarrje te OJQ-ve në gjithë këtë proces.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.