Kryesore

Edi Rama: Ja çfarë i ofrova Bashës në tryezë. Nuk e pres, ecim përpara me zgjedhjet

18:31 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas takimit me përfaqësues diplomatik, kryeministri Rama ka folur për takimin e paradites me Lulzim Bashën. Kreu i qeverisë u shpreh se ka propozuar një monitorim për të gjitha institucionet që janë vlerësuar si problematike.

“Kemi rënë dakort mos të flasim, por mesa duket fjalët i ka marrë era. Unë kam propozuar atë ç’ka besoj shumë se adreson problemet kolektive, një monitorim si asnjëherë më parë të të gjithë strukturave të shtetit. Monitorim të policisë, drejtorive, të gjithë sistemit arsimor, ku janë dhe pika që kanë qenë vazhdimisht të vlerësuar si problematike nga ODHIR.

Si dhe një rregullore të dakortësuar si duhet të shmanget një kategori e caktuar aktivitetesh qeveritare, që nuk duhet të përdoren në fushatë”, u shpreh Rama. Më tej, kryeministri tha se nuk do ta presë më opozitën, por do të vijojnë me angazhimet politike, megjithatë do të krijojë hapësirë nëse PD vendos të bëhet pjesë e zgjedhjeve. “S’do të presim, do të vazhdojmë punën.

Jemi në angazhimin e plotë elektoral, por njëkohësisht do të gjejmë kohën për të diskutuar deri kur do të filloj shtypja e fletëve të votimit. Jam i gatshëm nëse duan një takim tjetër, për të ofruar maksimumin e garancive, por asgjë më shumë se kaq”, ka deklaruar Rama, duke përsëritur se data e zgjedhjeve nuk ka vend për negociata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.