Kryesore

“Kërcënon” Basha: Nuk do të rrimë duarkryq, Rama do të përballet me qytetarët

19:09 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga “Çadra e Lirisë”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shkoi në negociata pas konsultimeve me miqtë evropian, por Rama nuk i hap rrugën zgjedhjeve të lira. Megjithatë Basha ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duar kryq.

“Sot përfaqësuesit e republikës së vjetër u ulën në tryezën e presidentit Nishani për të gjetur një zgjidhje me dialog të krizës. Unë shkova në këtë tryzë ashtu sic ju premtova ju, me vullnetin e plotë e të palëkundur për të mos pranuar asgjë për të përfituar asgjë. Unë shkova po  kështu me zotimin e marrë para miqve tanë europianë. Dy janë kollonat e vullnetit politik. As ndryshimet në Kodin Zgjedhor, as ndryshimet në Kodin Penal. Dje këmbënat e Europës kanë rënë për cdo shqiptar, madje dhe për Edi Ramën. Shqipëria është në krizë politike dhe kërkohet zgjidhje politike. Pa zgjidhje të vërtetë, nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Pra nuk do të ketë as bojkot, se ne vetëm duarkryq nuk do rrimë teksa kupola e krimit mundohet ti marrë shqiptarët si dele. Jo, nuk do të rrimë duarkryq. Kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD mund të ofrojmë.

Pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar që vet i loboi. Sot Edi Rama vuloi faktin të njohur se ai jo vetëm është pengesa e vetme, por se nuk ka asnjë argument për t’i hapur rrugën zgjidhjes. Tani që ballafaqimi i argumenteve tregoi se kush do zgjidhje për shqiptarët, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse argumenti i forcës. Sot Edi Rama vulosi faktin e njohur nga opozita dhe qytetarët se ai jo vetëm që është pengesa e vetme, por nuk ka asnjë argument jetësor për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse argumenti i forcës, forcës së kriminelëve. Për të mund të jenë burra të mirë, sepse me ta e mori pushteti. E vërteta është që ai i ka të gjithë këto, ka krimin, ka bandat, ka drogën. Ajo që ai nuk ka është shumë më e madhe se ajo që ai ka. Ai nuk e di se përballet jo vetëm me opozitën, por me qytetarët.

Ka vendosmërinë e çdo shqiptari për t’i thënë mjaft më arrogancës, krimit, drogës. Bëtë çfarë deshët 4 vite. Zhytët një popull në varfëri vodhët presidentin, zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk i dorëzojmë dhe nuk i japim kurrë. Vodhët të sotme, por nuk mund të lejojmë të vidhni të nesërmen”, u shpreh kryedemokratik Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.