Kryesore

Luan Rama i përgjigjet Kryemadhit: Ja vlen të paguash gjobën për mesazhin që përcjell LSI-ja

14:21 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Grupit Parlamentar i është përgjigjur Kryemadhit duke thënë se ai iu është përgjigjur interesit të gazetarëve duke u shprehur ‘’ja vlen të paguash gjobën për mesazhin që përcjell LSI-ja’’.

Jo më larg se ditën e djeshme Monika Kryemadhi në një shkrim të sajin i ka kërkuar Luan Ramës që të mos marrë përsipër të paguajë në emër të LSI-së një gjobë të KQZ-së për shkak të shkeljes së barazisë gjinore në listën e Tiranës.

Kujtojmë se gjoba e KQZ-së lidhet me faktin se LSI-ja ka vendosur tre gra në listën e kryesueseve për Tiranën.

 SHKRIMI I PLOTË:

Monikë e dashur! Duke mos qenë aspak në diskordancë me shqetësimin tënd parimor për çështjen e barazisë gjinore, madje, duke qenë në avanguardë të angazhimit për krijimin e te gjitha hapësirave ligjore për një prani më të madhe të grave dhe vajzave, jo vetëm nëpër lista, por në të gjitha forumet e përfaqësimit politik, publik dhe intelektual, e gjej me vend te nënvizoj se unë nuk kam marrë asnjë vendim (sepse edhe të dua nuk e kam ketë atribut!), në lidhje me pagesën ose jo të gjobës qe eventualisht mund te vendose KQZ në zbatim te ligjit, për vendosjen e tre vajzave në krye te listës së LSI-së për qarkun e Tiranës.

Unë vetëm i jam përgjigjur interesimit të gazetarit të “Standard”-it në lidhje me mundësinë që KQZ ti vendosë një gjobë LSI-së për shkeljen e ligjit për praninë e tre vajzave ne rend të parë në listat e kandidimit për Tiranën. Me konkretisht po risjell fjale për fjale, pra pa asnjë ndryshim qëndrimin që unë kam mbajtur: “Paradoks i ligjit! Po është një “gjobe” që ja vlen ta paguash për shkak te mesazhit që përcjell dhe vlerës që përfaqëson lista e LSI-së në qarkun e Tiranës”.

Siç mund te vihet re krejt lehtësisht, unë as kam vendosur e as kam marre përsipër të paguaj ndonjë gjobë! Por bashkë me forumet e LSI-se kam miratuar përbërjen e listave, te cilat ne fakt do të doja qe edhe në qarqet e tjerë te ishin si lista e Tiranës! Miqësisht, Luan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.