Kryesore

Që nga Xhufi, Mona e Skrapari, ja kë falenderoi Ilir Meta në fjalimin e fundit si kryetar i LSI

18:07 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Konvetën Kombëtare ku u zyrtarizua lidershipi i ri i kësaj partie, Petrit Vasili kryetar dhe Monika Kryemadhi zv/kryetare.

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta bëri listën e tij të falenderimeve në fjalimin e fundit si kryetar i LSI.

“Falenderimi i parë u shkon të gjithë themeluesve të 6 shtatorit 2004.

Falenderoj Afërdita Tutulanin dhe gjithë veteranët që firmosën në 6 shtator dhe patën besim. Një falenderim të veçantë për profesor Pëllumb Xhufin, profesor Sabit Brokaj dhe gjithë ata që patën besim te kjo forcë politike.

Mirënjohje të veçantë për Erisa Xhixhon, Ardit Çelën, Endrit Brahimllarin, ata që krijuan lëvizjen rinore më të paparë në botë, Lëvizjen Rinore për Integrim.

Mirënjohje për ata që ishin vetëm 5 vjeç në atë kohë dhe tani na nderojnë duke qenë në listat tona.

Falenderim i jashtëzakonshëm për Luan Ramën dhe gjithë deputetët tanë ndër vite.

Falenderim i parë për popullin e Skraparit. Pa besnikërinë e tyre, sot do të isha një kujtim për të gjithë ata që më duan në politikën shqiptare. Besnikëria e pakufijshme e tyre ndaj meje, më ka kalitur mua besnikërinë e pakufijshme ndaj miqve, shokëve dhe mbi të gjitha ndaj Shqipërisë.

Një falenderim i veçantë i takon Monës. Dua t’ju siguroj se ajo ka ngelur ajo që unë kam takuar atë ditë të shumë viteve më parë në zyrën e Musa Ulqinit në Partinë Socialiste. E falenderoj se unë nuk shoh këtu vetëm një Monë, unë shoh shumë Mona.

Më duhet të falenderoj bashkëkryetarin e LSI në 15 vjet, Petrit Vasilin.

(Salla shpërthen: Titi, Titi)

Titi, siç e thërrasim ne të gjithë atë është njeri i jashtëzakonshëm dhe unë nuk dua sot sepse ju atë e njihni. Për mua s’ka qenë zv/kryetar, ka qenë bashkëkryetar sepse në 15 vjet, jeta ime dhe jeta e Titit ka qenë vetëm LSI.

E dua Petritin sepse Petriti nuk është nga ata që rendin pas pushtetit, por është nga ata që sakrifikojnë për bindjet e tij. Jam i bindur që me Petrit Vasilin, LSI-ja do të ketë atë rezultat që unë dhe ju e kemi ëndërruar prej kohësh”.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.