20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 4 maj 1997

07:00 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Intervista / Presidenti donte të krijonte tensione politike në Kosovë

“Si SHBA u nda me Berishën”

Serreqi: Keqpërdori kartën e Kosovës

Gjithçka mbi diplomacinë shqiptare. Rrëfimi i ish-ministrit të jashtëm

Politika e paqëndrueshme me fqinjët, veçanërisht me grekët, është  një tjetër arsye që vështirësoi marrëdhëniet me Departamentin e Shtetit

Çështja e Sazanit? Marrëdhëniet ushtarake nuk kalonin nga Ministria e Jashtme, por mua amerikanët nuk më kanë shfaqur interes

Tiranë – SHBA ka reaguar shpejt kur kriza e fajdeve tentoi të transferohej në Kosovë. Ky ka qenë gabimi më i madh i Berishës. Alfred Serreqi njeriu që për katër vjet drejtoi politikën e jashtme të Shqipërisë nis tani të zbulojë të fshehtat e diplomacisë në këto vitet e fundit të qeverisjes së PD. Ish-ministri akuzon liderin aktual të shtetit si autor, shpjegon motivet e ftohjes së departamentit të shtetit me Berishën, hedh dritë mbi polemikat më të fundit rreth ishullit të Sazanit si dhe konfirmon, qënëdrimin e tij gjatë kohës para dhe pas zgjedhjeve të 26 majit në Shqipëri. Serreqi shpjegon gjithashtu arsyet e largimit nga PD duke rikujtuar “aventurat” e tij në këtë parti pas rikthimit nga SHBA në dhjetor të ’94 vetëm pak kohë pas përfundimit të referendumit për projekt Kushtetutën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.