Kryesore

Çfarë po parashikohet në Kavajë? Zyrtari i PD-së paralajmëron: Është koha e dajakut!

14:02 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një kohë që vendi ndodhet në krizë dhe situata politike nuk po merr një zgjidhje, duket se Partisë Demokratike po i sos “durimi”.

Kur kanë mbetur vetëm tre ditë nga zgjedhjet e Kavajë, zgjedhje këto për kreun e ri të bashkisë, kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, duket se iu ka dhënë fund dilemave rreth asaj që pritet të ndodhë më 7 Maj. Në një status në rrjetin social “Facebook” ai shkruan se: “Është koha e dajakut”. Mos parashikohet dhunë të dielën? Partia Demokratike bëri të ditur përpara pak ditësh se në orën 11:00 do të nisë protesta në Kavajë.

Për Ramën…

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka qenë mjaft aktiv në rrjetin social, ndërsa në një status tjetër ka komentuar atë se çfarë tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për shtyp. Ai shkruan se sot numri një i qeverisë vuri në pikëpyetje serioze rolin dhe kontributin e çdo faktori ndërkombëtar në Shqipëri.

“Sot Kryeministri vuri në pikëpyetje serioze rolin dhe kontributin e çdo faktori ndërkombëtar në Shqipëri. Deklarimi publik se investimi i gjatë dhe serioz i negociatorëve nga BE, ambasadorëve, negociatorëve etj., përmbledhur në “Propozimet Mçalister”, ishte “vetem një lojë” të cilës kryeministri nuk kishte ësnjë qëllim t’i qëndronte seriozisht….,është një nëpërkëmbje dhe shembje i autoritetit të atyre që i quajmë palë të treta.

Sot kryeministri shembi autoritetin e BE dhe negociatorëve gjermanike.
Me qëndrimin e sotëm të kryeministrit duket qartë se BE dhe negociatorët gjermanë i ka marrë seriozisht vetëm opozita.
Unë shpresoj që sot në këto orë kritike për fatet e demokracisë në vend të reagojnë BE dhe negociatorët gjermanë.
Nëse kjo nuk ndodh, do të jetë e vështirë të gjesh dikë në Shqipëri t’i besojnë autoritetit të BE-së dhe negociatorëve të saj në të tilla raste.

RAMA PERSHENDET CADREN E PD – /r/n/r/nRAMA WAVE TO DP TENT –

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.