Tech

Edi Rama uron “Mirëmëngjesi” me imazhin e minatorëve: Dinjitet i rilindur!

09:26 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, këtë mëngjes në rrjetin social “Facebook”, për të uruar ditë të mbarë ka postuar një imazh të minatorëve. Për numrin një të qeverisë, është dinjiteti i rilindur për punonjësit e nëntokës së pasur shqiptare.

“Pas 25 vjetësh harrese dhe lënie në vetmi nga shteti, prej vitit 2014 të gjithë minatorët përfituan uljen me 5 vjet të moshës së pensionit dhe për 4000 minatorë që merrnin vetëm pension minimal, siguruam pension të plotë dhe e rritëm atë deri trefish”, – shkruan Rama.

Ja statusi i plotë

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të dinjitetit të rilindur për këtë punonjës të nëntokës së pasur shqiptare.

Pas 25 vjetësh harrese dhe lënie në vetmi nga shteti, prej vitit 2014 të gjithë minatorët përfituan uljen me 5 vjet të moshës së pensionit dhe për 4000 minatorë që merrnin vetëm pension minimal, siguruam pension të plotë dhe e rritëm atë deri trefish.

Por kjo nuk mjafton dhe akoma më shumë mbetet për të bërë për të gjithë punonjësit e këtij zanati sa të vështirë, po aq të ndershëm e të respektuar. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam  me #Shtet#Punë#Mirëqenie

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.