![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit. Kjo pasi në banesën e tij janë gjetur fidanë kanabisi.
Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se është arrestuar Erion Hasani.
Gjithashtu, policia ka raportuar se në banesën e tij në lagjen “Kryengritja” u gjetën dhe sekuestruan nga policia 64 fidanë kanabisi.
Në gjendje të lirë është proceduar edhe bashkëshortja e 43-vjeçarit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Shfaq Komentet (0)