Kryesore

LIVE/ Rama: “Një zv/kryeministër dhe disa zv/ministra”, ja oferta ime për Bashën

12:12 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë direkt nga selia e kryeministrisë dhe flet për përgatitjet e PS-së për zgjedhjet e 18 qershorit.




“I propozova Lulzim Bashës një zv/kryeministër i cili do të drejtonte një Task Force për të garantuar monitorimin e plotë të sjelljes së shtetit në fushatë, mbi bazën e një rregulloreje të dakordësuar qartë.

I propozova një zv/ministër të Brendshëm për të drejtuar monitorimin e procesit të sjelljes së policisë. Një zv/drejtor i Përgjithshëm i policisë dhe 12 zv/drejtorë në qarqe do jenë në varësi të këtij zv/ministri.

I propozova një zv/ministër të Arsimit, i propozuar nga Partia Demokratike.

I propozova, ministër Shtetit për teknologjinë dhe të përgatisë një projekt qeveritar për votim dhe numërim elektronik. Kjo të zbatohet në zgjedhjet vendore të vitit 2019”.

“OFERTA” E PD PER METEN

Në fjalën e tij kryeministri vlerësoi “përpjekjet e presidentit të zgjedhur për arritjen e një kompromisi me opozitën, edhe përtej vijës që kemi në koalicion”.

Rama tha se me zgjedhjen e Ilir Metës president u përmbush një kusht që kreu i shtetit nuk përfaqëson Partinë Socialiste, por përfaqëson të gjithë spektrin politik shqiptar. “Madje, kjo ishte zgjidhje më shumë komoditet për Partinë Demokratike, i cili (Meta) e ka marrë me të mirë më shumë se Partinë Socialiste në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Rama.



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.