Kryesore

Mbyllet përfundimisht Kuvendi, Meta: Keqardhje për opozitën. Falenderoj Ruçin e Palokën

10:00 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Parlamenti shqiptar mbylli sot legjislaturën 4-vjeçare dhe kryetari Ilir Meta bëri falenderimet për të gjithë deputetët duke veçuar dy kryetarët e grupeve të mëdha parlamentare, Gramoz Ruçin dhe Edi Palokën.

Në fjalën e tij të fundit si kryeparlamentari para se të ulet në karrigen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta tha se gjatë këtij 4 vjeçari u miratuan reforma mjaft të rëndësishme duke e nisur nga ajo e Drejtësisë.

“Kur ka vullnet, dialogu politik mund të rikthehet. Mirënjohje për këto 4 vjet dhe miratimin e Reformës në Drejtësi. Më vjen keq që ky parlament nuk gjeti gjuhë ne përbashkët për reformën zgjedhore.

Po ashtu ndiej keqardhje për mungesën e opozitës në Parlament”, tha Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.