Kryesore

Humbi apo fitoi Basha me tërheqjen e Ramës në Kavajë?

21:11 - 05.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Më shumë se golat e Juventusit, Edi Ramën kohët e fundit kanë filluar ta tërheqin lëvizjet e shahut. Në daljet publike apo statuset në Facebook, kryeministri nuk shprehet përmes ekzaltimit të tifozit në stadium, por ka zgjedhur të reflektojë qetësinë e lëvizjeve strategjike të shahut.

Shikoni si e uron Bashën për fitoren e Kavajës, në një moment kur opozita po feston fitoren: Lulëzim fitore të tilla paç ngahera po a me thua dot si ka mundësi që anëtarët e tu në KQZ po zihen kundër tërheqjes së kandidatit tonë?

Çfarë sheh Rama, që uron opozitën në këtë moment? Njësoj sikur të kishte sakrifikuar 7 Majin për të fituar një gur tjetër shahu, njësoj si në një lëvizje mashtruese gjatë lojës.

Basha ndërkohë nuk do ta lërë t’i ikë energjia që ka përfshirë opozitën në këtë moment. Vërtet në Kavajë nuk do të ketë përballje, por demokratëve i ka premtuar një protestë akoma më të madhe në Tiranë dhe ka përsëritur edhe njëherë kërkesën për qeveri teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.