Tech

Këshilltari i Metës kujton Toger Donald Hoxha për 5 maj: Heroi më i ri i qytetit tim

10:17 - 05.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këshilltari i Ilir Metës ka ndarë një status me ndjekësit e tij sot ne Facebook. Emiljano Aleksi, me rastin e ditës së dëshmorëve, ka dashur të kujtojë sot një nga heronjtë e vendit të tij, Kuçovës. Ai ka kujtuar një nga të rënët në luftë, “heroin më të ri”, e ka quajtur ai, Toger Donald Hoxha.

Statusi i plotë

“Kuçova është qyteti i heronjve dhe trimave të demokracisë Sot qyteti ynë i vogël në numër, nderon dhe përulet para dëshmorëve dhe heronjve të shumtë që ka. Emrat e tyre i ka gdhendur në rrugë, sheshe, shkolla dhe institucionet e tjera. Simbolet e heronjve dhe dëshmorëve janë të shpërndara në mbarë qytetin. Kuçova është qyteti i heronjve dhe trimave të demokracisë Heroi më I ri I qytetit tim është dhe Toger Donald Hoxha i cili u nda nga jeta më 6 prill 2016 si pasojë e rrëzimit të helikopterit.

Të dashur Patriot! Donaldi e flijoi jetën e tij në emër të paqes dhe të qetësisë, në emër të atdheut. Ai besoi me gjithë forcën tek ligji, tek uniforma, tek rregulli duke u shndërruar në simbol për çdo bashkëmoshatar dhe për qytetin tonë. #Mirënjohje dhe Lavdi dëshmorit Donal Hoxha. #Lavdi Shqipërisë tonë të dashur. Jam krenar që jam një prej bijve të këtij populli dhe të jem gjithashtu në shërbim të tij.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.