Media

Përgjimi Braho-Legisi/ Gazetari Artan Hoxha: Fol o Doktor, mos i merr në varr sekretet që di!

17:04 - 05.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar dje një inçizim të deputetit Spartak Braho (shihe KETU) i cili flet me Ndre Legisin për grevën e urisë në vitin 2008. Kuriozitetit të komentuesve në “Facebook”-un e tij, Berisha i është përgjigjur se këtë përgjim nuk e ka realizuar SHIK-u por vetë lokali ku ndodhej Braho. Sipas Berishës, ka plot skandale të tjera që janë përgjuar.

Pas publikimit të videos ka folur edhe gazetari investigativ i “News 24”, Artan Hoxha i cili uron që Berisha të mos ketë klonuar ‘çantën e zezë’ të Baba Takut.

POSTIMI I ARTAN HOXHES

C’po me shohin syte dhe c’po me degjojne veshet keshtu!!!Kane pergjuar Baba Takun?!!! Rrejne mo rrejne, s’ka mundesi!!!!
Por nese vertet eshte dora e Doktorit me “te vetet”, keq eshte puna. Edhe pse ne fakt ky pergjim me duket si mesazh per dicka tjeter me te madhe. Se Doktori flet me kode, eshte si shahistet ruse, sheh majtas e leviz djathtas. Po c’ne iu kujtua tani Baba Taku?! Ai ka ikur dhe nga LSI-ja, eshte ne listen e deputeteve te sigurt te PS-ja, pjese e marreveshjes Rama-Meta. Apo i bie pragut te degjoje dera?!!!
Doktori, tani qe Meta iku ne hallin e vet ne presidence dhe e la ne “balte” Lulin, po jep nje mesazh te forte nga ata mesazhe qe vetem ai di te jap.
C’te jete kjo puna e “bajameve”?!!! Se Doktori eshte nga vendi “Geshtenjave” dhe ato i njeh mire.
Ah, harrova! Nuk me falet, se jo per gje por jam komshi me fshatin e presidentit te ri, Cepanin. Dhe aty vertete behen ca bajame te mira. Presidenti i ri ka folur shume keto dite per fshatin e lindjes dhe krahinen e origjines. Per mua mire ka bere qe ka folur, se e meriton si Cepani, si Skrapari. Edhe pse ne fakt PD e ka fituar dy here rresht komunen Cepan, me kandidat shoferin e fshatit. E cuditshme ne te vertete, te fitonte PD-ja nje nga komunat me te majta. Edhe ku?!!! Ne Skrapar.
Uroj qe Doktori te mos kete klonuar “Bllokun e zi” te presidentit te ri, dhe “canten e zeze” te Baba Takut!!! Ndryshe, keq do jete puna…
Po gjithsesi, fol Doktor, fol, shfryhu, …. te ben mire, te liron. Mos i merr ne varr sekretet qe di….
Jo per gje, por ku flet ti, marrin zemer dhe te tjeret….
Ah se desh harrova. Doktor, ata izraeliet qe vijne verdalle lart e poshte neper Tirane, kane hapur fjale, se dicka kane gjetur afer zyrave te tua…
Te kete gisht KY “shahisti i vonuar”?!!! Cudi!!! Vishos nuk i shpetojne keto gjera kollaj!!! Pune izraelitesh Doktor, bejne lemsh dynjane…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.