Media

Berisha: Edi Rama tentoi eliminimin e Ilir Metës që të shtrinte tentakulat mbi LSI-në!

21:00 - 06.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri Berisha dha sot një intervistë për emisionin “Kjo Javë me Nisida Tufën” në “News 24”.

Berisha foli edhe për zgjedhjen e presidentit të ri.

NISIDA TUFA: Zoti Berisha ne kemi Presidentin e ri të Republikës në Shqipëri, i cili ishte dhe nuk ishte surprizë për shqiptarët në momentin që u zgjodh, por mungoi mendimi juaj. Sa herë lakohet emri juaj, zoti Meta është gjithnjë dashamirës, pse mungoi mendimi juaj për Presidentin e ri. Pse mungoi urimi juaj?

SALI BERISHA: Unë mendoj se Presidenti i ri u zgjodh në një moment thellimi krize. E kam theksuar dhe e theksoj nuk kishte opozita pretendime për postin e Presidentit, por vendi kishte më nevojë se kurrë për një proces në zgjedhjen e Presidentit, siç është bërë katër vite më parë me zgjedhjen e Nishanit, pa patur probleme të tilla madhore krize.

Në mendimin tim ka pasur prej kohësh një marrëveshje të vendosur që postin e Presidentit ta kishte LSI-ja, ndonëse pranoj që mazhoranca i kishte votat dhe mundësitë për ta zgjedhur Presidentin dhe opozita e sigurt, nuk kishte pretendime për postin e Presidentit. Por, këtë vit, më shumë se kurrë ky proces duhet të ofrohej si një proces negocimi, dialogu për të bërë një hap real më tej në zgjedhjen e krizës. Në këtë kontekst, unë e kam shprehur se kjo zgjedhje vetëm sa thellon më tej krizën dhe për mua kjo përbën një problem serioz.

NISIDA TUFA: Ju jeni shprehur menjëherë pas zgjedhjes së Presidentit me një status në Facebook, se është në lartësinë apo ngritjen në përgjegjësi përpara eleëminimit të zotit Meta… 

SALI BERISHA: Ekzakt! Sepse, 4 vite me radhë, sidomos 3 të parat, Edi Rama bëri një betejë të paimagjinueshme për eliminimin e Ilir Metës në të gjitha mënyrat, me qëllimin e vetëm për të marrë LSI, e cila për hir të së vërtetës i nxjerr Edi Ramës telashe shumë të mëdha. Pasi dështoi në këtë përpjeke, E vërteta është se Meta ia ktheu reston Çdo ditë atij, nuk la rast pa e goditur për çështjet më madhore, qoftë për reformën në drejtësi qoftë dhe për vështrimin e krizës, të cilën ai e parandjente, që një krizë e thellë po duket në horizont dhe kërkonte zgjidhjen e saj.

NISIDA TUFA: Pra, nuk ka qënë një marrëdhënie e lumtur mes tyre, ka patur divergjenca? 

 

SALI BERISHA: Rama mendon se duke e çuar President do mundë të shtrijë tentakulat e tij mbi aleatin më të vogël LSI. Ta shohim, koha është përpara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.