Kryesore

Video/ Klodian Shehi si Rroshi, “dorëhiqet” nga dorëheqja: Rama më habiti, rikandidoj

21:15 - 06.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Socialistët e Kavajës habisin përherë me serinë e dorëheqjeve, që kanë lënë pa kryetar Bashkinë e qytetit prej disa muajsh. I pari ishte Elvis Rroshi, i cili brenda dy ditëve dha dy dorëeqje. Të parën nga posti i tij si kryetar Bashkie dhe të dytën nga vetë dorëheqja.

Të njëjtën gjë e përsëriti këtë fundjavë edhe Klodian Shehi, kandidati për bashkinë. Dje publikoi letrën ku deklaronte se jepte dorëheqjen nga kandidimi. Sot dorëhiqet nga dorëheqja dhe thotë se do të rikthehet në garë. Këtë rikthim në garë e arsyeton me mbështetjen e bazës edhe të vetë Edi Ramës.

“Do të rikandidoj sërish. Kam mbështetjen e bazës dhe të kryeministrit” është shprehur Shehi për mediat. Dhe si për ta komplikuar më tej qëndrimin e tij shton “Jam ende i habitur per vendimin e terheqjes nga gara”.

Dje Klodian Shehi shpërndau një letër ku bënte me dije vendimin për tërheqjen nga kandidimi, vendim për të cilin sot shprehet vetë i habitur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.