Kryesore

Pas deklaratave “anti-Trump”, Rama sulmon Le Pen: Franca do ikë 400 vjet mbrapa

20:52 - 06.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama pas komenteve negative që bëri për Donald Trumpin kur në SHBA ishte ndezur fushata elektorale, ai ditën e sotme ka komentuar edhe zgjedhjet në Francë.

Duke folur nga Gjirokastra në Ditën e Europës, Rama është shprehur se nëse fiton zgjedhjet Le Pen, Franca kthehet 400 vjet pas në kohën e doktrinave të kombshteteve.

“Sot në Francë është heshtje zgjedhore, në vigjilje të zgjedhjes presidenciale, ku dy alternativa nuk mund të ishin më të kundërta, njëra për vazhdimin e BE-së tjetra në kthimin mbrapsht të 400 vjet më pas në doktrinën e shtetkombeve. Shpresoj që sondazhet kësaj herë të mos gabojnë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.