20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 7 maj 1997

07:00 - 07.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Juristët: Votëbesimi i qeverisë nuk lidhet automatikisht me ndonjë ligj

Fino: Ligjin e bëj unë

Rrëzimi në parlament? “Qeveria nuk bie”

Shumë shpejt projekti i ri, do të mbështetet në variantin e vitit 1992

Tiranë – “Qeveria Fino nuk mund të rrëzohet së bashku me ligjin e zgjedhjeve”. Ky është përkthimi i ligjeve kushtetuese shqiptare, i juristëve si dhe i disa politikave mbi votëbesimin e mundshëm që kryeministri pritet të kërkojë së bashku me miratimin ose jo të ligjit të ri në parlament. “Po nuk kaluan ligjin unë nuk kam vërtet arsye të qëndroj më si kryeministër”, ka deklaruar Fino disa ditë më parë. Por kjo duket se nuk ka shqetësuar aspak liderin e PD, Tritan Shehu, i cili tha dje se miratimi ose jo i ligjit të zgjedhjeve nuk ka asnjë lidhje me votëbesimin që kryeministri kërkon të paraqesë në Kuvend.
“Ne e mbështesim plotësisht qeverinë Fino dhe i urojmë rrugë të mbarë në detyrën e saj,- ka pohuar numri 1 i demokratëve, i cili la të kuptohet se parlamenti mund të rrezojë ligjin, por jo qeverinë. Polemikat mbi natyrën e ligjit të zgjedhjeve nuk janë shuar mes palëve, ndërkohë që Fino ka deklaruar pas takimit me partitë se shumë shpejt do të kalojë projektin në qeveri e do të kërkoje miratimin e tij në parlament. “Së bashku me të do të paraqes edhe votëbesimin e kabinetit të cilin drejtoj”, ka paralajmëruar sërish kryeministri duke lënë të kuptohej se një dorëheqje nga posti do të ishte gjithmonë e mundshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.