Kryesore

Berisha denoncon: Çunat e krimit të Narko-Policisë përfshihen në takime elektorale

14:26 - 07.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ka denoncuar sot rastin, ku punonjës policie, të veshur me uniformë kanë marrë pjesë në një takim elektoral.

Ai ka bërë të ditur se në adresë të tij i ka ardhur një mesazh nga një qytetar dixhital, ku ky i fundit i ka dërguar një foto, ku thuhet se është gjatë një takimi në Bashkinë e Memaliajt,  mes tyre shihen dhe punonjës policie.

“Çunat e Krimit të Narko-Policisë, në takime elektorale të paraqitjes se Narko-Kandidatëve! sb”, – shkruan Berisha në “Facebook”.

“Përshëndetje doktor, po policia me uniformë a duhet të marrë pjesë si anëtar në mbledhje apo prezantime kandidatësh partish? Faleminderit”, citohet në mesazh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.