Kryesore

FOTO/ Iu dogj makina kreut të PS-së në Kolsh, ja e kaluara e Andi Markut, i arrestuar në 2010  

13:42 - 07.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Personi që shihni në foto është Andi Marku, kryetar i Partisë Socialiste i njësisë administrative Kolsh i Lezhës, ku mëngjesin e sotëm makina e tij u gjet e djegur.

Ngjarja në fjalë ndodhi shumë pranë Prefekturës së Lezhës, ku ishte parkuar mjeti.

Ende nuk dihet nëse ngjarja në fjalë ka lidhje me detyrën aktuale të Markut, i cili është kreu i të majtëve në Njësinë Administrative Kolsh.

Nga ana tjetër, emri i Markut nuk është i panjohur për policinë. Kjo pasi ai është arrestuar më 1 qershor të 2010-ës, gjatë kohës që drejtonte komunën e Kolshit, nën akuzën e “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”.

Ish-kryekomunari i Kolshit u arrestua për llogari të sektorit të Anti-krimit Ekonomik në këtë drejtori, pasi dyshohej për disa abuzime në kryerjen e detyrës, për të cilat ka qenë i penalizuar më parë nga strukturat shtetërore në lidhje me deklarimin e pasurisë.

Marku i kishte marrë një shtetasi, banor i komunës Kolsh, një shumë prej 1 milionë lekë në këmbim të dhënies së një leje ndërtimi të rrethimit të pronës së tij.

Mirëpo, sa i përket ngjarjes së sotme vetë Marku, duke folur për ‘News24’, ka përjashtuar mundësinë se mund të kishim të bënim me zjarrvënie të qëllimshme, duke shtuar se makina që ai kishte në përdorim dhe jo në pronësi kishte shfaqur probleme teknike pak ditë më parë.

Andi Marku ka bërë të ditur edhe dyshimet e para se pse mund të ketë ndodhur djegia e makinës.

“Automjetin e kisha në përdorim. Prej disa ditësh kishte shfaqur probleme dhe e kisha lënë aty”, – është shprehur Marku për median.

Sipas tij, dyshimet janë që të jetë ndonjë shkak aksidental. “Dyshoj në një shkëndijë elektrike. Nuk kam asnjë konflikt me askënd”, – është shprehur Marku.

Policia në një njoftim për shtyp ka bërë të ditur se makina është ë pronësi të shtetases K.M. 36 vjeçe.

Gjithashtu uniformat blu kanë bërë të ditur se si pasojë e djegjes ka pasur vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale. Grupi hetimor në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertin piroteknik po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të djegies.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.05.2017, në qytet Lezhë, gjatë natës ka marrë flakë mjeti Benz në pronësi të shtetases K.M. 36 vjeçe, banuese në Lezhë, i cili ka qenë i parkuar përpara Prefekturës.

Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale. Grupi hetimor në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertin piroteknik po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të djegies.

Djegia

Makina e kryetarit të PS-së i njësisë administrative Kolsh në Lezhë, Andi Markut është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm. Mësohet se mjeti i tij është djegur në rrethana ende të paqarta pranë prefekturës së Lezhës.

Ngjarja është vënë re në mëngjes, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar dhe e kanë shuar.

E ndërsa policia është duke vijuar hetimet, Andi Marku, më parë ka qenë kryetar i komunës Kolsh. Gjithashtu, ai ka shërbyer edhe si shef komisarjati në disa qarqe të vendit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.