Kryesore

Paralajmërimi i Bashës: Luftë totale, zgjedhje moniste nuk do ketë në 18 Qershor!

19:31 - 07.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ofertën e Ramës për t’u futur në zgjedhjet e 18 qershorit, Lulzim Basha e quan lëmoshë, që PD nuk do ta pranojë. Pas mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar të PD, Basha tha se është marrë vendim për organizmin e një protestës më të madhe në 13 Maj në Tiranë “për të ndalur marrjen e vendit peng me zgjedhje fasadë dhe moniste të marra peng nga krimi dhe droga”.

Të shtunën në orën 12:00, ndërsa Edi Rama dhe Ilir Meta do të jenë në fushatë, PD do të jetë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë, në atë që Lulzim Basha e quajti “luftë totale dhe demokratike, për të mos lejuar marrjen e vendit peng nga krimi dhe droga”.

Basha mohoi zërat se ka vendim për bojkot të zgjedhjeve. Aksioni opozitar synon të kundërtën sipas tij, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke folur për 18 Qershorin, kreu i PD-së tha nuk do të lejohen zgjedhje moniste dhe fasadë, dhe se dialogu politik do të vazhdojë deri kur të gjitha palët të pranojnë të vërtetën për krimin dhe drogën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.