Kryesore

Rama: Koha mbaroi, nesër nisemi drejt 18 Qershorit pa PD!

18:19 - 07.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama përsëriti për herë të fundit ofertën për Partinë Demokratike, 3 zv.ministra dhe zv.kryeministrin në qeverinë që do të menaxhojë zgjedhjet e 18 qershorit. “Nëse nuk ndodh mrekullia në orët në vijim, nesër nisemi drejt 18 Qershorit pa PD” tha kryeministri në monologun e fundjavës nga Facebook, që akuzoi Berishën dhe Bashën, se po çojnë drejt vetëvrasjes Partinë Demokratike për shkak të frikës nga vetingu. Të parin e quajti “liderin e vjetër hakmarrës që nuk e treti dot humbjen”, ndërsa Bashën si “kryetari i ri që lider dot nuk bëhet”.

I ndërgjegjshëm se në 18 qershor do të ketë votime, por jo zgjedhje Edi Rama i tha shqiptarëve se në këtë ditë nuk do të ketë luftë për flamujt e partive, por luftë për flamurin kuqezi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.