20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 8 maj 1997

07:00 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vranicki shpresa e fundit për zgjidhjen e kontradiktave të politikanëve

OSBE akuzon: Po pengohen zgjedhjet

 

Paralajmërimi i Andreattas: “Po ra Fino, do tërheqim misionin”. Ja projekti i ri i ligjit elektoral: 100 vende me maxhoritar, proporcionali pa kufi. Futen të gjitha partitë që marrin 2 % të votave.
Tiranë- OSBE denoncon politikanët shqiptar se po pengojnë kryerjen e zgjedhjeve brenda afatit të caktuar. Ndërsa nga Italia mbërrin një tjetër paralajmërim. Dje ministri i Mbrojtjes Andreatta në dhomën e deputetëve ka deklaruar se “po u prish marrëveshja e 9 marsit që kushtëzoi edhe dërgimin e trupave në Shqipëri, atëherë misioni ndërkombëtar do të tërhiqet”. Tashmë e vetmja shpresë ka mbetur Vranicki. Nëse ndërmjetësimi i tij do të bëjë të mundur që të bihet dakord për ligjin dhe zgjedhjet, atëherë mund të flitet se vendi do kthehet në gjendje normale. Ndërkohë është gati projekti i ri që Fino ka vendosur të paraqesë në qeveri, i bazuar në 1992 ai paraqet një sistem të përzier në 100 vende nga maxhoritari dhe proporcional pa kufi ku do të futen të gjitha forcat që marrin mbi 2 %.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.