Tech

“A ka kryeministër normal ky vend”, Ngjela kritikon Ramën për çadrën e opozitës

10:48 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar kryeministrin Edi Rama sepse lejon ende opozitën që të protestojë tek ‘çadra e lirisë’. Ngjela me anë të një statusi në ‘Facebook’ ka komentuar protestën e opozitës dhe në një farë mënyre ka kritikuar kryeministrin Rama në të cilën shprehet.

” A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad që toleron barbarinë”?

STATUSI I PLOTË I NGJELËS

Është turp për një shtet që të lejojë një çadër nomadësh në qendër të kryeqytetit të vet.
Nga na vinë këta nomadë?
Nuk ka më sens që shqiptarët të durojnë shkeljen pa fund të marrëzisë Berisha në qendër të Tiranës.
A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad që toleron barbarinë?
Po e bën nga bamirësia këtë lëshim kryeministri ynë bashkë me ministrin e Brendshëm, apo ka frikë nga barbaria antiligj?

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.