EKONOMI

Faqja jashtë funksioni, dështon rezervimi online i vizitës në QSUT

11:00 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ola MITRE 

 

Një vit më parë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u krijoi mundësinë pacientëve të rezervonin vizitën e tyre online, pa qenë e nevojshme të paraqiteshin fizikisht. Kjo lehtësi u krijua menjëherë pas përurimit të Qendrës së Konsultave Ambulatore në këtë institucion shëndetësor, një investim me vlerë 58 milion lekë.

Ngritja e kësaj qendre u konsiderua në atë kohë nga drejtoresha e QSUT, aktualisht ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, një investim që do të përmirësonte shumë shërbimin ambulator mjekësor të QSUT-së. “Sigurisht do të shmangë ecejaket e pacientëve, që vijnë për një konsultë më të specializuar në qendrën tonë, duke dashur të kontaktojnë mjekun, duke dashur të bëjnë një analizë më specifike për patologjitë e ndryshme që mund të kenë dhe sigurisht do të përmirësojë fluksin e të gjithë spitalit në konceptin e shtrimit dhe të ambulatorit”,- u shpreh Manastirliu gjatë një inspektimi për ecurinë e punimeve në këtë godinë. Por, një vit më pas mundësia për të prenotuar online vizitën nuk është e mundur. Prej 2 muajsh faqja online e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (www.qsut.gov.al) është jashtë funksioni, duke privuar pacientët nga mundësia për të përzgjedhur ditën dhe orën e konsultës me mjekun specialist, për të bërë një ekzaminim apo për barnat me rimbursim. Ishte pikërisht kjo faqe, ku personat e interesuar mund të gjenin një dritare, që lexonte “rezervo konsultën ambulatore” e që ju jepte mundësinë të zgjidhnin llojin e shërbimit që ju nevojitej si dhe shërbimin spitalor përkatës (kardiologji, infektiv, alergologji, nefrologji, kirurgji, urologji, neurologji, etj.). Sistemi iu shfaqte edhe kalendarin që iu mundësonte prenotimin për datat dhe oraret, duke shmangur në këtë mënyrë paraqitjen fizike të personave në QSUT.

Me ‘heqjen’ e kësaj mundësie, pacientëve do iu duhet të paraqiten personalisht në sportelet e Qendrës së Konsultave Ambulatore ose të shfrytëzojnë prenotimin përmes telefonit për të siguruar një orar (08002828, nga numrat fiks dhe +35542349217 nga celularët). Ndërkaq, jo të pakta kanë qenë akuzat në lidhje me radhët e krijuara si pasojë e mungesës së informacionit për prentomin paraprak të vizitës, çka ka detyruara pacientë me diagnoza dhe mosha të ndryshme të paraqiten disa herë në sportel, për të marrë shërbimin që iu nevojitet. Ndërsa, ecejaket, që sipas ministres së Shëndetësisë, do të shma-ngeshin, duket se nuk do të përfundojnë për pacientët që duan të marrin shërbim në qendrën spitalore terciare, më të madhe në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.