Tech

Ironia me çadrën e Le Pen/ Komentuesi: Do të kishte marrë lumi o shalëgjatë, ja si i kthehet Rama

10:15 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas fitores së Macron si presidenti i ri në Francë, ka ironizuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe çadrën e opozitës.

Numri një i qeverisë, në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka postuar një fotomontazh të Le Pen, me shënimin “Që sot do ngrejë çadrat te kulla Eifel, do kërkoj numërim elektronik”.

Mirëpo, duket se ndjekësit e tij nuk e kanë gjetur me vend ironinë, ndërsa i janë përveshur me komente. Nga ana tjetër, edhe Rama nuk ka qenë i kursyer në përgjigje.

Ja replikat  

Komentuesi: Jetojmë në vendin e çudirave, dikur krahasoheshim me Gjermaninë sot me Francën, dhe jemi të vetëdijshëm që jemi 1 milionë vite mbrapa… Nëjse mirë që nuk paguajmë për ajrin…

Rama: Dritan, mos u mërzit, iku Çadra po ti na ke ne

Komentuesi: Kryeminstër që vet folën, vet qeshën, Si kjo në foto, si juve, si ai në çadër jeni të gjithë të shitur tek kthetrat e shejtanit.

Rama: Ah Artan, ti qenke në kthetrat e xhebrailit me gjithë këto femra që ëndërroke.

Komentuesi: Që Sfitoj Kjo Se Do Tkishte Marr Lumi o ShalëGjatë, Se Me    TRUMP u Dogje i Her

Rama:Qesh mire kush qesh i fundit An Di dhe mos u mërzit pse je i shkurtër, rëndësi ka mendja sa larg të çon jo trupi sa lart të ngjit

Komentuesi: Mirë që prite me postu se ishe djeg si me parashikimet për Donald Trump.

Rama: Ardit, unë nuk merrem me parashikime se nuk e pi kafen turke

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.