Show-Bizz

Roza Lati, e zhgënjyer: Kuptova që i dashuri më do vetëm për…

14:08 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është një nga moderatoret më të përfolura për shkak të të folurës së saj pa dorashka e ndonjëherë thumbuese. Madje vetëm pak ditë më parë një deklaratë e saj ndaj Aurela Hoxhës se ajo ishte fallco në personalitet dhe pamje, bëri që mes tyre të nisnin një sërë replikash të drejtpërdrejta dhe jo.

Gjatë së njëjtës interviste, Roza Lati foli edhe për të dashurin e saj duke deklaruar se kishte gjetur dikë me të cilin ‘mund të hante në të njëjtën tavolinë’ dhe që ishte mendjehapur. Por, me sa duket diçka ka ndodhur mes të dyve pasi gjatë një videoje ‘live’ me fansat, moderatorja ka bërë një deklaratë aspak të këndshme për të dashurin.

“Po dal me dikë, e kam thënë por ka diçka që nuk më pëlqen tek ky djalë. Duket se ai  më sheh  si Roza Lati, shoqërohet me mua që të bëjë  një check in, të duket që është ulur në kafe me mua. Nuk sheh atë Rozën e thjeshtë, atë që unë jam në të vërtetë”, ka përfunduar moderatorja e zhgënjyer./intv


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.