Show-Bizz

Rrëfehet Gjasula: Nusen e dua shqiptare, ja çfarë do isha bërë nëse s’do isha futbollist

12:11 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shqipëria ka fatin, ne e kemi këtë fat, që nëpër botë shumë djem e vajza tonat na bëjnë krenarë. Ai është një prej tyre. Profesionist, i bukur, i sjellshëm, Jurgen Gjasula vazhdon karrierën e tij në Gjermani por Shqipërinë e ka kudo me vete. Sepse ka atje familjen, falë së cilës radhit arritjet e tij sot. 30-vjeçari nga Tirana, i cili fare i vogël emigroi jashtë, na tregon detaje nga jeta, na flet për punën që është edhe pasioni i tij më i madh. Futbolli! Rrugëtimi drejt fushës së blertë nisi për të shumë vite më parë, ditën kur në Shqipëri ambasadat e huaja hapën dyert e familja e tij bashkë me shumë të tjera ikën larg. Babai i Jurgenit ëndërronte futbollin dhe dëshironte që i biri të bëhej futbollist. Kjo ëndërr u bë shpejt edhe ajo e djalit nga Tirana… Vetëm se, për arsye që vetë Jurgeni na i shpjegon, ëndrra për të luajtur me Kombëtaren në “Euro 2016” nuk iu realizua. Në këtë intervistë për “revistawho.com” ne mësuam shumë për Jurgenin, edhe detaje nga jeta private. Gjithashtu i treguam atij diçka që nuk e dinte. I thamë se këtu bën pjesë në listën e meshkujve më tërheqës e më të pëlqyer nga femrat. Më poshtë mund të lexoni reagimin e tij ndaj këtij lajmi si dhe shumë e shumë të tjera. Zonja dhe zotërinj, zbret në fushën tonë rozë, Jurgen Gjasula!

Jurgen sot je një futbollist profesionist dhe je 30 vjeç. Kur ishte i vogël, si e imagjinoje veten tënde 30 vjeçar?
Unë që kur isha i vogël, gjithnjë kam pasur ëndërr të bëhem futbollist. Jam i lumtur që jam bërë futbollist profesionist!
Nëse nuk do ishe bërë futbollist, çfarë mund të ishe tjetër? Ke ndonjë talent apo pasion që s’e dimë?
Këto vitet e fundit kam mësuar edhe të bëj “DJ”. Besoj se nëse nuk do të isha bërë futbollist, do të isha “DJ”.
Mendon se do ishe bërë kaq i suksesshëm nëse nuk do të kishit ikur jashtë Shqipërie me ambasadat?
E vërteta është se në Gjermani i ke mundësitë më të mira. Prandaj mendoj se fakti që ikëm atëherë me ambasadat më ka ndihmuar shumë.

Këto kohë kemi lexuar në media se je dëmtuar dhe i ke munguar fushës. Çfarë ndodhi?
Po, është e vërtetë. Në fund të muajit shtator, më saktë në datën 28 shtator u dëmtova në stërvitje në thembrën e njërës këmbë. Shpresoj shumë që në fund të muajit janar të mund të rifilloj sërish me ekipin.
Si e kalon ditën një futbollist që nuk luan e nuk stërvitet dot? Sa të mërzit kjo gjë?
Të them të drejtën kam qenë shumë i mërzitur. E kam kaluar shumicën e kohës tek prindërit. Mami dhe babi më kanë ndihmuar shumë. Në 5-6 javët e para kam qëndruar gati vetëm në shtëpi pasi isha me paterica.

Ndeshjen e Kombëtares me Izraelin e pe? Si e komenton?
Në fakt ndeshjen nuk e ndoqa. Vetëm rezultatin pashë.
Po performanca e kombëtares shqiptare në përgjithësi kohët e fundit si të duket? Çfarë është shumë mirë, e çfarë nuk shkon me përfaqësuesen tonë?
Personalisht nuk e kuptoj dot se si ka mundësi që lojtarët që luajnë në Gjermani nuk grumbullohen ndërsa ata lojtarë që as nuk luajnë në ekipe të vetat grumbullohen. Por kjo është diçka që i takon trajnerit dhe më vjen keq ta them por në Shqipëri bëhen shumë gjëra vetëm për interes!

Të erdhi keq që nuk ishe në “Euro 2016”? Po babi u mërzit?
Po normale që u mërzita. Kisha shumë dëshirë të luaja për vendin ku kam lindur. Unë me zemër jam 100% shqiptar. Po këto gjëra nuk janë në dorën time.
Jurgen në intervista ke thënë se je shumë i lidhur me familjen. Ka njeri tjetër të rëndësishëm në jetën tënde përveç tyre? A ka një vajzë në zemrën tënde?
Po, unë realisht jam shumë i lidhur me familjen. Deri tani të vetmet femra që kam në zemër janë mami dhe motra. Akoma nuk ka ndonjë vajzë tjetër.
Konsiderohesh si një nga meshkujt më tërheqës shqiptarë. E dije? Sa të pëlqen ky fakt?
Të them të drejtën këtë nuk e kam ditur. Nëse është vërtetë kështu normalisht që më pëlqen. Besoj që çdo mashkulli do t’i pëlqente kjo gjë.
Po andej të gjuajnë vajzat?
Është pak e vështirë të flasësh për veten, por që të jem i siqert, po më gjuajnë nga “pak” (qesh).
Nusen e do të huaj apo shqiptare?
Unë do kisha dëshirë ta merrja shqiptare po jetës kurrë nuk i dihet.
Kur do martohesh?
Kjo është një pyetje e vështirë! Shpresoj se do të vijë dita që do ta dashuroj një femër aq shumë sa do të vendos të martohem me të. Revistawho.com


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.