LIFE STYLE

Studimi: Mbroni zemrën tuaj me çaj jeshil dhe limon

07:48 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Sipas një studimi japonez që përfshiu 40 mijë njerëz, ata persona që pinë pesë ose më tepër filxhanë me çaj jeshil kanë një probabilitet më të ulët për t’u prekur nga ataku kardiak. Studiuesit ia dedikojnë këtë efekt “katekinës”, një përbërës i fuqishëm antioksidant, që ndodhet në përbërje të çajit jeshil. Që të merrni sa më mirë këtë përbërës nga çdo filxhan që konsumoni, hidhni brenda edhe pak lëng limoni. Vitamina C që përmban limoni ndihmon trupin që të thithë 13 herë më tepër këtë përbërës se sa nga çaji jeshil pa limon. Pini sa më tepër të mundeni: Sa më tepër “katekin” përthith organizmi, aq më tepër e ndihmoni zemrën tuaj. Nëse lëngu i limonit ju hidhëron, atëherë në vend të tij mund të përdorni portokall ose limon jeshil. Edhe këta përbërës ndihmojnë në thithjen e antioksidantëve nga ana e trupit.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.