20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 9 maj 1997

07:00 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Misioni i të dërguarit të OSBE-së dështon në Tiranë. Konsensusi është ende larg. Berisha i vë kushte Vranickit

“Vizitoni Jugun e binduni vetë a bëhen dot zgjedhje”

Fino: Komitetet nuk janë të rrezikshme. Ushtarët e misionit ruajnë kutitë tona të votimit

 

Vranicki: Do t’ju ndihmojmë ekonomikisht, por qëllimi i misionit tim është së pari, të bëhen zgjedhjet.
Berisha: Dërgoni njerëzit tuaj të verifikojnë Jugun, pastaj vendosim datën e zgjedhjeve.
Tiranë – Ende larg kompromisit për zgjedhjet në Shqipëri, ndonëse vazhdojnë përpjekjet e misionerit europian për të bindur të gjitha palët në konflikt. Eshtë dita e dytë e Vranickit në Tiranë ndërkohë që asnjë rezultat konkret nuk është arritur për këtë qëllim. Berisha insiston sërish në një pengesë kryesore për zhvillimin e zgjedhjeve, pengesë ai quan komitetet e rebelëve.

Fino i thotë Vranickit se këto komitete nuk përbëjnë rrezik për fushatat elektorale dhe votimet e ardhshme në vend, ndërsa Nano e Shehu janë ende shumë larg një marrëveshjeje politike për natyrën e ligjit që do të çojë Shqipërinë në këto zgjedhje. Vranicki ndodhet tashmë i rrethuar nga palët që duken ende kokëforta për të gjetur një gjuhë të përbashkët, edhe pse nuk është hera e parë që ai vjen në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.