AKTUALITET

Fotot/ Aksident në Shkopet, makina del nga rruga. Një person në gjendje të rëndë

11:11 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga, për shkak të lagështirës dhe rrëshqitjes së gurëve në rrugë.

Policia ka bërë të ditur se në makinë ndodhej familja Shehu nga Bulqiza, burrë dhe grua, si dhe tre vëllezërit e drejtuesit të mjetit.

Shtetasit Sh.Sh, E.Sh, B.Sh dhe D.Sh  janë transportuar për në spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasi B.Sh, është transportuar në Tiranë, në gjendje më të rëndë.

Dyshohet se shkak për daljen nga rruga ka qenë lagështira dhe rrëshqitja e gurëve në rrugë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

 

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 10:20,  jemi njoftuar se në aksin rrugor Burrel-Shkopet, një mjet ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se:

Në vendin e quajtur “Ish teleferiku”, sektori C, mjeti tip “Benz”, me targa AA 360 BC, me drejtues shtetasin Sh.Sh, 45 vjeç,  ka dalë nga rruga duke  rënë rreth 30 metra poshtë rrugës.

Në automjet udhëtonin gjithsej 5 veta, katër vëllezër dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit:
-Sh.Sh (drejtuesi i mjetit)
– E.Sh, B.Sh, B.Sh, dhe shtetasja D.Sh (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).

Shtetasit Sh.Sh, E.Sh, B.Sh dhe D.Sh  janë transportuar për në spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasi B.Sh, është transportuar në Tiranë, në gjendje më të rëndë.

Theksojmë se mjeti nuk ka rënë në liqen.

Shkaku paraprak i daljes së mjetit nga rruga dyshohet  të  jetë   humbja e kontrollit mbi automjet nga ana e drejtuesit si pasojë  e lagështirës në rrugë

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të daljes së mjetit nga rruga.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.