![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Me 5 vite burg është dënuar nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda Ilir Karçinin, i akuzuar se porositi vrasjen e biznesmenit Piro Bare.
Ilir Karçini është pjesë e bandës së tritolit të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Ai kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Por, Apeli la në fuqi dënimin ndaj tij, duke bërë që policia ta arrestonte ditën e djeshme dhe ta shoqëronte për në burg.
Tregtari i gazit Ilir Karçini akuzohet për vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ilir Karçini i kishte ofruar 120 mijë Euro vrasësit me pagesë Julian Sinanaj për të ekzekutuar biznesmenin Piro Bare.
Shfaq Komentet (0)