AKTUALITET

E mbuloi kufomën dhe pinte raki, rrëfehet burri vrasës: Bëmë debat, s’duroja dot më

15:06 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 Një 74-vjeçar nga Shkodra ka vrarë bashkëshorten me çifte dhe më pas është ulur në verandë duke pirë raki derisa ka shkuar policia.

Rreth orës 00:05 të së hënës Beqir Xhilaj ka debatuar me gruan e tij, Lumturien në banesën e tyre. Në sherr e sipër, 74-vjeçari ka marrë çiften dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të saj. Pas vrasjes, kryefamiljari e ka mbuluar trupin e pajetë të bashkëshortes me një batanije dhe është ulur pranë tavolinës në verandë duke pirë raki sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Blutë, të njoftuar nga banorët për krisma armësh kanë shkuar në banesën e bashkëshortëve Xhilaj. Ata janë habitur kur kanë parë se 74-vjeçari po pinte raki, ndërsa pak metra larg, ishte gruaja e tij e ulur në një kolltuk dhe e mbuluar me gjak. Gjatë marrjes në pyetje në vendin e ngjarjes, autori ka mohuar se është autor i vrasjes së 47-vjeçares. Ai ka deklaruar se Lumturie Xhilaj kishte vrarë veten. Ky version ka rënë menjëherë poshtë, sepse viktima ishte qëlluar me çifte teke katër herë (arma duhet mbushur në mënyrë manuale pas çdo të shtëne). Policia e ka shoqëruar në komisariat 74-vjeçarin, nga ku gjatë marrjes në pyetje pranoi se është ai autor i vrasjes së gruas, Lumturie Xhilaj. Në dëshminë e tij në polici, ai ka thënë se arsyeja e vrasjes ka qenë një debat i momentit mes tyre.

Pasi kanë debatuar, ai ka treguar se nuk ka mundur të durojë dhe ka marrë çiften duke qëlluar në drejtim të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.