Tech

Festa e të rinjve, Dritan Ylli ‘casual’ me ngjyrat e LSI

21:06 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I veshur ‘casual’ dhe i qeshur Dritan Ylli ka festuar mbrëmjen e djeshme mes të rinjve shkodranë që studiojnë në Tiranë. Në një festë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ajo që ka rënë në sy ka qenë veshja e kandidatit për deputet në Shkodër. Me këmishë të bardhë dhe xhuboks pa mëngë të kuq, Dritani ishte kombinuar jo vetëm me shijet e tij, por edhe me ngjyrat e LSI-së.

Përgjatë gjithë festës nuk kanë munguar muzika e mirë, miq të LSI-së, por edhe batutat e tij. Me thjeshtësinë dhe entuziasmin që e karakterizon, Ylli është shfaqur i çlirët dhe i buzëqeshur përgjatë gjithë mbrëmjes. Festës i është bashkuar edhe presidenti i sapozgjedhur, Ilir Meta. Duke elektrizuar të ftuarit, Meta u shpreh se LSI në Shkodër do të dal forcë e parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.