AKTUALITET

I vunë eksploziv në banesë, flet pronari: Ata që e bënë “lepurushë”, dilnin përballë po të ishin trima

13:06 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në mesnatë në një banesë në Durrës.

Nga sa mësohet lënda plasëse ishte vendosur në derën e një banese tre-katëshe në lagjen 15  në “Porto Romano”, e cila është në pronësi të Fetah Mataj.

Po të njëjtat burime kanë bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Burimet kanë bërë të ditur për GSH.al se kati i parë i ndërtesës ishte lokal. GSH.al  sjell fotot e para, ku duken qartë dëmtimet materiale. 

Pronari i banesës 3-katëshe,  Fetah Mataj, tregon se dje ishin duke punuar poshtë. “Unë jetoj lart bashkë me gruan dhe dy djemtë. Ishte ora 01:30 kur dëgjova shpërthimin dhe u tmerruam, ishte shumë i fortë”-thotë ai.

Ai tregon se u mundua të siguronte fëmijët dhe gruan dhe zbriti poshtë të shikonte se çfarë kishte ndodhur.

‘Poshtë ishte shkatërruar gjithçka, njoftova policinë, sapo morëm veten”- thotë ai. I pyetur se ku dyshon, ai përgjigjet se nuk ka ide. “Unë nuk kam konflikte me njeri, nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë dhe as pse. Por ata që e kanë bërë janë lepurushë, pasi po të ishin trima dilnin përballë”- thotë ai, i cili më tej vijon: “E kanë bërë për të më frikësuar, por nuk frikësohem nga askush. Dal i lirë në qytet”- ka përfunduar ai.

Fetah Mataj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë ish-punonjës i Bashkisë në Parkun e Autobusëve, ndërkohë që Mataj kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Në vitin 2012, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e ka dënuar me 5 vite burg dhe 1.5 milionë lekë gjobë për “shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar”.

Mataj u ndalua në vitin 2011 për tre gjoba të vendosura ndaj punonjësit të një kompanie private në Shkozet, ndërsa i bënte presion për një gjobë të katërt 750 mijë lekë.

Mataj, i njohur si aktivist i Partisë Socialiste, në vitin 2011 (kur ishte 29 vjeç)  kishte detyruar një 24-vjeçar t’i jepte 750 mijë lekë dhe e kishte kërcënuar me jetë nëse nuk e bënte një gjë të tillë.

Në vitin 2009 ai gjithashtu është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.

Më pas, në protestat e 21 janarit, Mataj rezultoi si një ndër personat që kundërshtuan me dhunë forcat e policisë. Ai u arrestua më 30 janar, por u la për t’u hetuar pozicioni i tij në ngjarjet e 21 janarit në gjendje të lirë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.