Kryesore

Inxhinieri grek, i ndaluar me pajisjen e dyshimtë, hyri 24 herë në Shqipëri në 2 vjet

13:45 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me shtetasin grek Ioanis Dragounis, me profesion inxhinier ndërtimi, i cili u ndalua në Rinas me një pajisje të dyshimtë përgjimi.

Ai ka hyrë në Shqipëri 24 herë gjatë dy viteve të fundit.

Dosja është referuar në prokurori dje pasdite me akuzën e “keqpërdorimit të pajisjeve”, neni Neni 293/ç i K.Penal, pasi nuk është e qartë ende nëse pajisja bën përgjime

Shtetasi grek ka thënë se ka hyrë në vendin tonë më 5 maj, është vendosur në një hotel atë natë dhe më pas deri të dielën paradite ka punuar pranë një kompanie për verifikimin e fuqisë, cilësisë së sinjalit dhe ndërhyrjeve në rrjet në antenat e një kompanie celulare.

Ioanis Dragounis ka treguar kontratën e punës me këtë kompani dhe pagesën përkatëse që ka marrë.

Ai ka thënë se pajisja që i është kapur kushton 26 mijë dollarë dhe nuk bën përgjime, duke ofruar edhe disa të dhëna për pajisjen e një licencë që ai zotëron për zyrën që ka në Qipro.

Prokuroria ka vendosur që të kryejë një kqyrje e ekspertim të pajisjes se bllokuar në dalje të Rinasit. Derisa kjo ekspertizë të mbarojë shtetasit grek do ti mbahet pasaporta e cila i është bllokuar fillimisht nga policia.

 

 

Njoftimi i Policisë

 Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 52, banues në Greqi, pasi në P.K.K Rinas, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pajisje e dyshuar për përgjim. Nenet 289/ç e 178 të Kodit Penal.

 Bllokimi i pajisjes përgjuese

Një tjetër objekt i dyshimtë përgjimi është bllokuar në aeroportin e Rinasit nga autoritetet shqiptare, ndërsa për këtë është ndalur dhe një shtetas grek. Nga sa mësohet, ky i fundit po dilte nga Shqipëria dhe kishte me vete një objekt të dyshimtë, që i ngjason një pajisje përgjimi, e njëjtë me atë që iu gjet shtetasit izraelit  javë më parë.

Nga sa bëhet e ditur, shtetasi grek Irakli Dragounis është shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje, ndërkohë pajisja do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Ashtu si edhe izraelitit Frig, autoritetet i kanë bllokuar pasaportën shtetasit grek dhe do të qëndrojë në Shqipëri deri sa të zbardhet kjo ngjarje.

Precedenti me Yoram Frig

Yoram Frig quhet shtetasi izraelit që u kap me një pajisje përgjimi në aeroportin e Rinasit. Gjatë  kontrolleve rutine punonjësit e sigurisë në aeroportin e Rinasit, kanë hasur një person me kombësi të huaj i cili lëvizte me një valixhe të zezë, e cila krijoi dyshime.

Burime nga policia treguan asokohe se kur u pyet çfarë kishte në çantën që mbante me vete, personi i huaj deklaroi se transportonte një pajisje përgjuese. Burri, rreth të 50-tave i tha punonjësve të sigurisë se ishte një qytetar izraelit.

Fillimisht punonjësit e sigurisë kanë mbetur të shokuar, por më pas i kanë kërkuar të veçohet nga udhëtarët e tjerë. Menjëherë kanë lajmëruar eprorët e tyre. Izraeliti është izoluar dhe është marrë në pyetje nga oficerët e policisë.

Gjatë marrjes në pyetje ka qenë i pranishëm edhe shefi i Komisariatit të Rinasit, Ermal Milori. Frig ka pranuar se kishte qëndruar disa javë në Shqipëri dhe tani kthehej në Izrael.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.