Show-Bizz

Propozimi i munguar, ja pengu i Xhensilës para dasme

13:43 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të gjithë presin datën e martesës dhe detaje të reja, por Besi dhe Xhensila janë të vendosur deri në fund për ta ruajtur sekret ditën e tyre më të lumtur. Përgatitjet i kanë filluar, vendin e kanë menduar, gjithçka do të jetë në qiell të hapur, por ende nuk dihet kur.

Ashtu si Xhensila, edhe Besi ka pranuar së fundi që dasma e tyre do të jetë tradicionale: “Duke qenë njeri praktik dhe i thjeshtë, dua që të rrimë tek e thjeshta…” – thotë ai sa i përket ceremonisë për të cilën kanë filluar përgatitjet prej pak kohësh.

Por edhe pse janë në prag të dasmës, xhensila i ka mbetur një peng. Pengu më i madh i saj mbetet propozimi tradicional, ulja në gjunjë e propozimi për martesë, i cili nuk ka ndodhur për fat të keq. Por ata pranojnë se në 7-vite marrëdhënia e tyre është konsoliduar.

Çfarë vjen pas dasmës? Natyrisht, edhe një fëmijë është në planet e çiftit. Besi është i rrethuar nga miq dhe shokë me fëmijë që e nxitin të mos presë më. Por edhe hyrja në shtëpinë e re, thotë ai, është një motiv më shumë që në strehën e tyre të jetojnë me një status të ri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.