SPORT

Sadiku kundër shokut të skuadrës për “Lojtarin e Muajit” në Zvicër

10:45 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Armando Sadiku është një prej futbollistëve të përzgjedhur nga e përditshmja zvicerane “Blick” për titullin e “Lojtarit të Muajit”, për sa i përket paraqitjeve të prillit. Sulmuesi shqiptar ka qenë në formë të jashtëzakonshme gjatë vitit 2017 dhe për shumëkënd renditja mes kandidatëve për këtë çmim është mëse normale.

“Skuadra e kantonit të Tiçinos i fitoi të 5 ndeshjet e saja në prill dhe Sadiku mungoi vetëm në njërën prej tyre. Dy gola dhe tre assist, nota maksimale”, shkruhet në përshkrimin e Sadikut. Ky i fundit, si rivalin më të fortë në këtë votim ka pikërisht shokun e tij të skuadrës, Ezgjan Alioskin, me të cilin ka formuar dyshen më të fortë të sulmit të kampionatit zviceran.

Ndërkaq, tre futbollistët e tjerë në listë janë Akanji i Bazelit si dhe Kaio e Dabur të Grasshopers. Për futbollistin fitues, jepet edhe një çek prej 2000 frangash zvicerane. /Panorama Sport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.