Show-Bizz

Statusi i ndjerë i Bleonës, ja mesazhi i këngëtares për jetën

14:20 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një natë ndryshe nga të tjerat për Bleona Qerretin, përveç karrierës në muzikë ajo po zhvillon dhe atë në kinematografi, madje pak ditë më parë ajo ka takuar dhe aktorin Nicolas Cage në sheshxhirimin e filmit ‘The Movie’ ku do të përformojnë të dy.

Ajo për të cilën jemi kurioz ka lidhje me statusin e ndjerë e postuar nga Bleona, duke na bërë të mendojmë nëse ka ndodhur diçka apo është thjeshte një shprehje që i ka pëlqyer aq sa ta ndajë më fansat.

“Teksa rritesh, do të të thyhet zemra – më shumë se një herë – dhe çdo herë është më e dhimbshme. Ti do të thyesh zemra gjithashtu kështu që kujtohu si u ndjeve ti kur e jotja u thye. Do të zihesh me shoqen/kun e ngushtë, do të qash sepse koha po kalon aq shpejt e si rrjedhojë do të humbasësh dikë që do. Kështu që bëj sa më shumë foto, qesh shumëdhe dashuro sikur të mos jesh lënduar kurrë, sepse cdo 60 sekonda që harxhon e mërzitur, është një minutë lumturi që sdo të të kthehet më”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.