SPORT

Interi pa trajner, gazetari i “Sky”: De Biazi është emri i duhur

08:46 - 10.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Largimi i Stefano Piolit nga Interi, ndonëse erdhi gjatë darkës në mënyre të papritur, parashikohej prej kohësh, aq sa në mediat italiane prej rreth një muaji ka filluar diskutimi se cili është personi që mund të kthejë përsëri zikaltërit në rrugën e duhur.

Pikërisht sot, në ditën që trajneri u shkarkua, ish-futbollisti i Juventusit në vitet ’80, Masimo Mauro, aktualisht gazetar sportiv në rrjetin “Sky” në Itali, u ka propozuar zikaltërve që t’i besojnë një trajneri ekspert italian, duke i sugjeruar Xhani De Biazin.

Në editorialin e tij për gazetën “La Repubblica”, Mauro thekson se Interi ka nevojë për një njeri që duhet të rikrijojë skuadrën nga e para.

“Pioli na dha iluzionin se kishte rregulluar gjërat pas dështimit të De Byr, por puna që bëri rezultoi sipërfaqësore. Ka shumë probleme, skuadra duhet bërë nga e para. Ka nevojë për investime të mëdha por edhe për ndërgjegjësim nga lojtarët në nivel ndërkombëtar për të mos gabuar blerjet.

Analiza nuk duhet bërë vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë njerëzor. Për rindërtimin duhet absolutisht një trajner italian, De Biazi për mua do të ishte njeriu i duhur”, shkruhet në editorialin e tij. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.