SPORT

Video e ryshfetit/ Reagon menaxheri i videoskandalit mohon ryshfetin, ja e vërteta

15:03 - 10.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

 

Menaxheri Drini Çaushi, ka reaguar duke dhënë versionin e tij të ngjarjes rreth skandalit të videos ku presupozohet se ai u ka ofruar ryshfet futbollistëve te Partizanit.

Sipas Çaushit, nuk është e vërtetë që ai u ka ofruar apo ka tentuar t’u ofrojë futbollistëve të Partizanit para për këtë, apo ndeshje të tjera në emër të drejtuesve të Kukësit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet rreth përfshirjes së tij në një çështje të tillë. Megjithatë, Çaushi nuk ka mohuar të ketë komunikuar me Emiliano Vilën në telefon.

Sipas tij, telefonata me Vilën ka qenë rreth dy javë më parë por nuk kishte aspak të bënte me tentativë ryshfeti ndaj futbollistit të Partizanit apo kolegëve të tij.

 

Një menaxher i lidhur me klubin e Kukësit, Drini Çaushi u ka ofruar “çek të bardhë” futbollistëve të Partizanit për të toleruar në ndeshjen direkte mes dy skuadrave. Gjithçka vërtetohet nëpërmjet një videoje të cilën “Panorama Sport” ka mundur ta shohë dhe të konfirmojë vërtetësinë e personave të përfshirë.

Deri në momentin kur të mund t’ia servirim detajet e plota publikut, mund të konfirmohet vetëm se bëhet fjalë për menaxherin e lidhur me klubin e Kukësit, Drini Çaushi.

Çaushi, i cili është menaxheri zyrtar i Albi Llallës, Olsi Rrumbullakut dhe brazilianit Elton Kales te verilindorët, në këtë video i ofron futbollistit Emiliano Vila dhe një kolegu të tij mundësinë për të fituar para nëpërmjet kësaj ndeshje që mund të vendoste fatin e titullit.

Klubi i Partizanit është në dijeni të plotë të detajeve të kësaj videoje dhe po përgatitet të ndërmarrë rrugë ligjore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.