20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 11 maj 1997

07:00 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Intervistë / Anatema për ish – ministrin e Mbrojtjes dhe historia e firmave piramidale.
“Unë doja ta hiqja Zhulalin”
Meksi: Gabimi ishte që e mbajta akoma
Çështja e fajdeve, ish-kryeministri lan duart: Kërkova publikimin e dosjeve, por e bllokuan.
Fino flet në Romë. Prodi i kënaqur. “Mirë me marrëveshjen”
Komitetet: Të shkrihemi apo jo.
Vranicki: Po u prish kontrata s’ka ndihma
Vlorë – Luftë bandash me antitanke, tre të vrarë. Terror në qytet. Në përleshjen midis bandave rivale vriten tre plagosen 8 persona.

 

Tiranë – Meksi godet Zhulalin. Gabimi ishte se vazhdova të qeveris me Zhulalëra. Ne një intervistë dhënë Gazetës Aleksandër Meksi rrëfen qeverisjen e tij. Fajdet, shkatërrimi i ushtrisë, kërcënimi dhe roli i tij në luftën anti-fajde. Këto janë drejtimet kryesore ku Meksi vetëm pas dy muajsh largimi nga kolltuku i tij preferon të flasë. “Listat për fajdet nuk i kisha unë. Ato i kishin të tjerët” Kështu sqaron Meksi, sipas tij as Prokuroria e as Kontrolli i Shtetit nuk kanë dashur të publikojnë listat që do të nxirrnin në dritë hijen e fajdeve. Meksi mbron idetë e tij kur thotë se të gjitha qeveritë janë të tilla, pasi i përgjigjen një programi e një force nga e cila kanë dalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.