SPORT

Kukësi thyen Flamurtarin, Skënderbeu ngjitet i dyti

08:17 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Jeton SELIMI

Kukësi ruan edhe pas javës së 33-të vendin e parë në kampionat, teksa ka arritur të mposhtë në “Zeqir Ymeri” skuadrën e Flamurtarit, në një përballje ku gjithçka u vulos nga goli i Pero Pejiçit në minutën e 33-të. Kur mbeten edhe 3 javë deri në fund të kampionatit, verilindorët udhëheqin të vetëm në kuotën e 69 pikëve, ndërsa presin të qetë takimin e së enjtes mes Partizanit dhe Laçit. Flamurtari nga ana tjetër mbetet në zonën e ftohtë me 35 pikë. Mbyllet në barazim beteja e vlefshme për vendin e katërt, ku Vllaznia dhe Luftëtari nuk kanë shkuar më larg se një barazim 2-2 në “Loro Boriçi”. Bakaj do të shënojë i pari për shkodranët nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 34-ët, por Luftëtari do të reagojë shpejt duke barazuar me Bojom në të 44′-ën dhe duke përmbysur shifrat në minutën e 50-të me Rexhinaldon. Gjithsesi, në minutën e 93-të, kapiteni Shtubina do të realizojë golin e barazimit, duke bërë që skuadrat të ndajnë nga 1 pikë.

Rikthehet te fitorja Tirana. Bardheblutë kanë pritur 15 javë për të shijuar trepikëshin e parë në vitin 2017 dhe këtë e kanë bërë me fitoren 2-0 ndaj Korabit të rënë nga Superliga. Edhe në minuta e 48-të dhe Taku në 56-tën kanë vulosur fitoren për skuadrën e Josës, që i bashkohet Flamurtarit në kuotën e 35 pikëve, por me bardheblutë që vijojnë të mbeten në zonën e ftohtë të kampionatit. Skënderbeu ka fituar në një transfertë delikate si e ajo e Durrësit, ndërsa në “Niko Dovana” ka fituar me Teutën me rezultatin minimal 1-0. Ka qenë Xhejms Adeniji, autori i golit në minutën e 10-të, ndërsa më pas korçarët kanë administruar rezultatin, gjë që iu bë edhe më e lehtë pas daljes me karton të kuq të Mustës në fund të pjesës së parë. Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet përkohësisht i dyti në pritje të ndeshjes së Skënderbeut, ndërsa Teuta mbetet në zonën e ftohtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.