SPORT

Osmani: Magjistarja serbe parashikoi barazimin në Partizani-Kukësi, do jetë në Korçë për festën e titullit

08:18 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Futbollisti i Skënderbeut, Tefik Osmani, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Gol pas Goli” tregoi se magjistarja serbe Marijana ka parashikuar që korçarët do të fitojnë titullin kampion dhe do të jetë në ndeshjen e fundit në Korçë për të festuar bashkë me ta.

Për formën e mirë pas dëmtimit

“Pa justifikuar veten, është e vërtetë që vija nga një dëmtim. Ka kaluar plotësisht, por pas një përplasje sot me Mustën duhet parë nëser pas ekos dhe shpresoj të mos kem gjë serioze.”

Për rolin në mesfushë

“Më vjen mirë kur arrij t’i shërbej ekipit në mesfushë. E kam thënë që lodhem pak, por s’kam ç’të bëj sepse këtë e vendos trajneri dhe jam i detyruar ta zbatoj.”

Për vështirësinë në televizion pas ndeshjes me Vllazninë

“Nuk kam qënë fare në vështirësi. Kam thënë që ekipi ynë është më i miri dhe normalisht që do sulmohet, por jo të na hidhet djersa poshtë pasi kemi vuajtur shumë dhe arritëm të fitonim atë ndeshje në fund. Këtë e kam thënë edhe për disa nga tifozët tanë.”

Për harmoninë mes trajnerit dhe skuadrës

“Që kur erdha te Skënderbeu ky ekip ka funksionuar gjithnjë në grup. Trajneri kur ka ardhur ka qënë i ri dhe është përshtatur shumë mirë me grupin. Edhe në një familje ka probleme, por ne jemi në rrugën e duhur.”

Për parashikimin e magjistares serbe Marijana

“Marijana parashikoi edhe barazimin mes Partizanit dhe Kukësit dhe ndeshjen e fundit në Korçë do jetë e pranishme që të festojë me ne.” /PanoramaSport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.