SPORT

Shtyhet “finalja” Kamza–Besëlidhja, policia nuk merr përsipër ndeshjen

14:12 - 12.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

“Finalja” e madhe e Grupit A në Kategorinë e Parë mes Kamzës dhe Besëlidhjes, e planifikuar për t’u luajtur në orën 14:00, nuk u zhvillua. Policia nuk mori përsipër garantimin e mbarëvajtjes së këtij takimi dhe në këtë mënyrë delegati i ndeshjes, Marius Sulejmani, nuk lejoi fillimin e takimit.

Forcat e rendit e bënë të ditur vendimin e tyre në orën 13:00 dhe skuadrat nuk dolën fare në nxehmje. Gjithashtu u negocia që ndeshja të zhvillohej në orën 15:00 vetëm me praninë e policisë private, por duke qenë se numri i tifozëve të pranishëm ishte i madh, nuk është rënë dakord për diçka të tillë.

Në këtë mënyrë delegati i ndeshjes vendosi shtyrjen e saj për në një ditë tjetër që do të përcaktohet më vonë nga Sektori i Garave në FSHF.

Lezhjanët në rast fitoreje në këtë takim i dërgon në elitë. Për këtë qëllim i gjithë opinioni lezhjan ishte mobilizuar totalisht, ku më aktivët ishin shoqata e tifozëve lezhjanë. “O sot, o kurrë!”, kjo ishte thirrja që është afishuar në shumë vende të qytetit në Lezhë dhe në Shënkoll e qendra të tjera rreth qytetit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.