SPORT

Tifozët e Kamzës do gjuanin me gurë, ja arsyeja se pse policia nuk mori përsipër ndeshjen

12:33 - 14.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ndeshja e finales mes Kamzës dhe Besëlidhjes në grupin A të Kategorisë së Parë, e parashikuar për t’u luajtur të premten, nuk u zhvillua për shkak se policia nuk mori përsipër sigurinë në stadium. Edhe pse ishte një ndeshje me shumë interes, ajo u anulua në momentet e fundit, pasi skuadrat kishin dalë në fushë.

Edhe pse klubi i Kamzës dhe FSHF në bazë të rregullores kanë bërë njoftimin në lidhje me këtë ndeshje në policinë e kryeqytetit, duke lajmëruar për masat që duheshin marrë, kjo e fundit ka vendosur të mos jetë e pranishme në stadium.

“Panorama Sport”, sjell dhe shkresën zyrtare që Komisariati i Policisë nr.5 në kryeqytet i kthen Drejtorisë së Policisë së Tiranës, FSHF-së dhe Bashkisë së Kamzës, duke refuzuar që të marrë përsipër sigurinë gjatë zhvillimit të ndeshjes. Në përgjigje gjithçka është e rregullt, por ajo që stonon është data kur kjo përgjigje është kthyer.

Shkresa e komisariatit që mbulon edhe zonën e Bashkisë Kamzë, që bën me dije se nuk mund të marrë përsipër sigurinë gjatë ndeshjes, mban datën 12 maj 2017, pra pikërisht në ditën që do të luhej edhe ndeshja. Ndërkohë që kërkesa nga ana e klubit organizator dhe FSHF-së drejtuar policisë, çohet minimalisht pesë ditë përpara.

ARSYET

Në përgjigjen e policisë ndër të tjera shkruhet: “Nga ana e Komisariatit të Policisë, Nr.5, Tiranë është ushtruar kontroll në stadiumin ‘Kamza’, ku rezulton se nuk plotësoi kushtet teknike të sigurisë të përcaktuara në aktet ligjore. Gjithashtu ju bëjmë me dije se nga informacionet e mara nga ana jonë rezulton se tifozët e ekipit të Kamzës do të godasin me sende të forta tifozët dhe trajnerin e ekipit të Besëlidhjes.

Për sa më sipër ju vëmë në dijeni se nga ana e Komisariatit të Policisë, nr.5, Tiranë nuk marrim përsipër zhvillimin e kësaj ndeshjeje, pasi nuk ka kushte të përshtatshme teknike të sigurisë në këtë stadium sportiv”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.