Kryesore

Luan Rama: Distancohemi nga fyerjet e Ramës ndaj Voltana Ademit, duhet respektuar

23:10 - 15.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nënkryetari i LSI-së z. Luan Rama distancohet ndaj qëndrimeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj Kryetares së Bashkisë së Shkodrës znj. Voltana Ademi.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Roland Qafoku në emisionin “Debat në Channel One” z. Rama theksoi se një gjuhë e tillë nuk përshtatet me filozofinë e LSI-së ku fyerje të kësaj natyre nuk duhet të jenë në sjelljen dhe në qëndrimet politike dhe publike të cilit do njeriu që merret me politikë.
“Qasja jonë është krejt e ndryshme dhe parimore të vlerës dhe angazhimit të grave dhe vajzave, jo vetëm në politikë, por në të gjithë dimensionin social dhe intelektual të jetës së vendit. Më lejoni të them që unë nuk mund ta pranoj dhe distancohem nga qëndrimi fyes që u mbajt ndaj Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, e cila sipas asaj që tha kryeministri, paska qenë e pa dejtë për ta marrë edhe magaziniere. E para profesioni i magazinieres është një punë shumë e nderuar dhe ne nuk kemi arsye të trajtojmë me nervozizëm dhe në mënyrë fyese profesionin e magazinieres. E dyta ajo është nj zonjë që e ka zgjedhur shumica e qytetarëve të Bashkisë së Shkodrës. Është kryetare bashkie e njërës prej bashkie më të madhe të vendit. Ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe për pasojë qasja të kësaj natyre, stigmatizime të kësaj natyre, fyerje të kësaj natyre, nuk janë dhe nuk duhet të jenë në sjelljen dhe në qëndrimet politike dhe publike të cilit do njeriu që merret me politikë dhe jo më të një njeriu përfaqësues”,- tha z. Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ky Luani, emrin e ka te madh dhe eshte mbreti i pyllit, por ne fakt ngandonjehere emri edhe te ben te jesh ai qe nuk duhet te jesh. Morali qe kerkon te jape z. Luan se nuk u lejohet politikaneve te flasin keq per femrat, nuk qendron sepse pikesepari nga politikanet dite per dite ne parlament kemi mesuar shume fjale fyese si: qelbesirat, do te kap per zhelesh, ose ke ik per lesh etj. Respekti eshte dhunti, por ja qe politkanet tane nuk e kane ne fis kete dhunti. Nuk mbroj Edi Ramen, por kur nje kryeminister shkon per te kryer detyrat e tij, dhe perpara i dalin huligane apo dhe administrata e bashkise kerkon ta pengoje, sepse nuk eshte i sektit politik , besoj nuk qendron. Dhe z. Luan duhet ta kritikoje kete veprim, jo me sharje, as me fyerje siç bejne demokratet dhe disa te majte. Kaq sa per koment. Drakula Pan

    Përgjigju ↓